Johnson: S’ka shanse që finalja e Ligës së Kampionëve të luhet në Rusi

23 shkurt 2022 | 12:04

UEFA ka konfirmuar se finalja e Ligës së Kampionëve mund të luhet në Shën Petersburg sipas parashikimit, por nuk mendon kështu kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Pas situatave politike që janë shkaktuar midis Rusisë dhe Ukrainës, po vihet shumë në dyshim nëse finalja e kompeticionit më të rëndësishëm do të luhet në Petersburg.

U përfol shumë për një zhvendosje të saj në “Wembley”, por ende nuk është konfirmuar asgjë nga UEFA. Për këtë ka folur vetë Johnson, duke u shprehur i bindur se nuk do të luhet në Rusi.

“Ne kemi shqetësime serioze për sa i përket organizimit të eventeve sportive në Rusi, siç është finalja e Ligës së Kampionëve dhe ne do ta diskutojmë për zgjidhjen e saj me institucionet përkatëse. Nuk do të lejojmë presidenti Putin që të zhvillojë evente të tillë për të legjitimuar ndërhyrjet e tij të paligjshme në Ukrainë”, ka thënë Johnson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se zhvillimet e fundit…