Giresse: Kam pasur lidhje shumë të forta me Fadil Vokrrin

23 shkurt 2022 | 13:49

Alain Giresse, në adresimin e tij të parë para mediave si trajner i Kosovës ka folur edhe për legjendën e futbollit Fadil Vokrri.

Giresse tha se me Vokrrin kishte pasur lidhje shumë miqësore.

Ai theksoi se kur dëgjoi për vdekjen e legjendës së futbollit kosovar ishte prekur shumë.

“Në jetë e kemi të kaluarën tonë. Kam pasur para disa viteve një vizitë në Kosovë, sa ishte kryetar Fadil Vokrri. Kam pasur lidhje shumë miqësore, shumë të forta me të. Në Francë kur kam dëgjuar për vdekjen e tij, jam prekur shumë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri francez, Alain Giresse është përzgjedhësi i ri i Kombëtares…