Konjufca për deputetët: Ata të papërgjegjshmit i pritëm boll, s’ka më tolerancë ndaj tyre

23 shkurt 2022 | 14:02

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i nervozuar në fillim të seancës së Kuvendit, ndaj deputetëve të cilët janë vonuar.

“Ata të papërgjegjshmit i pritëm boll. Kështu që s’ka më tolerancë për ata që nuk e dinë për çfarë e kanë bërë betimin dhe për çfarë janë deputetë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Seanca e paraparë të nisë në orën 12:00 është vonuar për afër 20 minuta, si pasojë e mosardhjes në kohë të disa deputetëve të Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata mes Rusisë dhe Ukrainës është përshkallëzuar shumë, ku mund…