Komuna e Prishtinës vazhdon bashkëpunimin me Chemonics International

23 shkurt 2022 | 14:10

Komuna e Prishtinës dhe Chemonics International Inc kanë vazhduar memorandumin e mirëkuptimit, ku kjo e fundit është zbatuese e programit të qeverisjes ekonomike të USAID-it në Kosovë. Ky program parasheh zbatimin efektiv të programit për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe thjeshtësimin e procesit të lëshimit të lejeve ndërtimore në Komunën e Prishtinës.

“Bashkë me përfaqësuesin e Chemonics International, Terence Slyëka, biseduam për bashkëpunim të mëtutjeshëm për ta lehtësuar procesin e lëshimit të lejeve ndërtimore dhe të trajtimit të ndërtimeve pa leje nëpërmjet mënyrave të ndryshme si digjitalizimi dhe trajnimi i stafit profesional. I inkurajojmë qytetarët e Prishtinës që të aplikojnë për leje të ndërtimit në mënyrë që të sigurohemi për mbarëvajtjen e këtyre proceseve me rëndësi jetike për zhvillimin e infrastrukturës së qytetit”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tash e shtatë javë është…