Tre të vdekur, 257 rate të reja me Covid dhe mbi 1 mijë të vaksinuar

23 shkurt 2022 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tre persona nga Covidi.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë  raportuar 257 raste të reja me koronavirus dhe janë dhënë mbi një mijë doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 809 730 doza të vaksinës. Deri më sot 814 299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96 643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 2 840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219 502. Në total numri i rasteve aktive është 3 057”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak…