Drita fiton ndeshjen ndaj Malishevës, s’gabojnë Ballkani dhe Llapi

23 shkurt 2022 | 15:03

Skuadra e Dritës i është rikthyer fitoreve në Superligë, pasi e mposhti Malishevën me rezultat 1-2, raporton “Epoka e re”.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat 0-0, kurse katër minuta pasi filloi pjesa e dytë mysafirët shënuan nëpërmjet Simonovskit. Në minutën e 61-të, Astrit Fazliu shënoi nga penalltia për rezultat 0-2. Vendasit u rikthyen në lojë dhe shënuan dhjetë minuta para fundit me anë të Marc-Olivier, por kjo ishte e tera që arritën në këtë ndeshje.

Ballkani e mposhti Ulpianën me rezultat 3-0, kurse Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” e fitoi përballjen kundër Feronikelit (4-2).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…