Ministri i Kosovës në Shkup, pa dashur flet serbisht

23 shkurt 2022 | 15:13

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka sot kanë realizuar takim në Klubin e Deputetëve.

Pas takimit, dy ministrat dhanë edhe deklarata për shtyp, ndërkaq ministri kosovar Damka për një moment prej gjuhës shqipe pa dashje kalon në serbisht edhe përkundër faktit se kishte përkthyes të angazhuar.

Ndryshe, qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive në zbatimin e projekteve për zhvillim rajonal dhe për shkëmbim të përvojave në funksion të përforcimit të kapaciteteve administrative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nevina Shtyla dhe Alesia Bami kanë dhënë së fundmi një…