Thaqi reagon pas humbjes: Drita skuadër me përvojë, i shfrytëzoi gabimet tona

23 shkurt 2022 | 16:51

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi ka thënë se Drita ka fituar me gabime të futbollistëve të tij, ndërsa ka shprehur shqetësimin sesi sipas tij në tri ndeshjet e fundit janë akorduar katër penallti kundër ekipit të cilin e drejton.

Malisheva të mërkurën humbi 2:1 në ndeshjen që i takoi javës së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.

“E dëshmuam me lojë që mund të luftojmë edhe kundër ekipeve pretendente për titull. Por, lojtarëve me përvojë të Dritës u mjafton një gabim për të realizuar. Portieri ka mundur të dalë më herët për të evituar një gol, por nuk pati koordinim edhe nga dy qendërmbrojtësit e klubit tonë. Shqetësuese për mua është sesi në tri ndeshjet e fundit janë akorduar katër penallti. Me të drejtë apo jo, i gjykon tjetër kush, por them se nuk kemi merituar të kemi kaq shumë penallti kundër. Pjesën e parë e kemi pasur kontrollin dhe mendoj se vendimtare ishin gabimet kundër një Drite mjaftë cilësore”, ka thënë Thaqi pas ndeshjes.

Pas xhiros së 21-të, Malisheva mbetet në vendin e shtatë me 23 pikë, ndërsa Drita zë pozitën e dytë, me 41 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka bërë me dije se në tri…