Shefja e diplomacisë gjermane pritet ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë në mars?

23 shkurt 2022 | 17:18

Nëse nuk ka konflikt në shkallë të gjerë në mes të Rusisë dhe Ukrainës, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock do ta vijë në Kosovë dhe Serbi muajin e ardhshëm, ka bërë me dije gazeta serbe, “Nova”, duke u thirrur në një burim të saj diplomatik.

Raportohet se vizita e kryediplomates gjermane në Ballkan është në kuadër të një turneu të saj diplomatik, ku përveç Kosovës dhe Serbisë, ajo do ta vizitojë edhe Bosnjë e Hercegovinën.

“Nëse situata mes Rusisë dhe Ukrainës nuk përshkallëzohet më tej, ajo do të vizitojë Serbinë në më pak se dy javë”, citon “Nova” burimin e saj.

Tema të diskutimeve të Baerbock gjatë kësaj vizite raportohet se do të jenë çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe ecuria e mëtutjeshme e bisedimeve nën ndërmjetësimin e BE-së, si dhe situata politike në Bosnjë e Hercegovinë.

“Nova”  ka shkruar se Gjermania do të jetë e interesuar ta dëgjojë qëndrimin e Serbisë për krizën në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25.02.2022 Punime nga palët e treta Gjakovë   NS 110/35/10…