Këto janë shanset e Kosovës për kualifikim

23 shkurt 2022 | 18:00

Në shortin e hedhur për rrethin e parë parakualifikues të Eurobasket 2025, Kosova ishte në Grupin C me Norvegjinë dhe Danimarkën. “Dardanët” pësuan nga Norvegjia 86:77, kurse fituan ndaj danezëve 78:73.

Sot (e enjte) do të ndeshen Danimarka me Norvegjinë me fillim nga ora 19:00, ndërsa të dielën Kosova e pret Norvegjinë me fillim nga ora 19:00 në Mitrovicë. Vendi i parë kualifikohet në rrethin e dytë parakualifikues, si dhe e dyta më e mira nga tri grupet. “Dardanët” shpresojnë në fitore ndaj Norvegjisë, kurse takimin e fundit do ta kenë në udhëtim ndaj Danimarkës më 30 qershor.

Në këto përballje është i rëndësishëm koshdallimi dhe takimet direkte, andaj basketbollistët e Kosovës janë të motivuar për t’u kualifikuar në rrethin e ardhshëm. Grumbullimi ka filluar nga dita e shtunë (19 shkurt) dhe lojtarët po japin maksimumin në stërvitje, kurse presin përkrahje nga tifozët në “Minatori” të Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësitë fetare në Kosovë kanë dalë me një deklaratë të…