Bashkimi ndan rrugët me trajnerin Paviq

24 shkurt 2022 | 14:18

KB Bashkimi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është ndarë me trajnerin e deritashëm. Skuadrës prizrenase nuk po i ecin punët shumë mirë në Art Motion Superligë, ku aktualisht gjendet në vendin e gjashtë në tabelë.

Andaj, prizrenasit e panë të nevojshme dhe të domosdoshme që të bëhen ndryshime në krye të shtabit teknik. Bashkimi ka njoftuar se shumë shpejt do të zgjedhë trajnerin e ri.

“Trajneri i deritashëm i skuadrës sonë, Branimir Paviq, nuk do të jetë më pjesë e KB Bashkimit. Bashkëpunimi me kroatin është ndërprerë pas dorëheqjes së tij, duke besuar që ekipi ka nevojë për rifreskim. Ne e falënderojmë trajnerin Paviq për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës. Së shpejti do t’iu  njoftojmë me emrin e trajnerit të ri”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Bashkimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…