Rusisë i ndalohet pjesëmarrja edhe në Eurovision

26 shkurt 2022 | 17:56

Gara e sivjetme e Eurovisionit do të ketë një konkurrent më pak, pasi Rusia është pezulluar nga pjesëmarrja në këtë eviniment.

Ndonëse dje u raportua se çështjet politike nuk do të ndikojnë në këtë organizim, Unioni Evropian i Transmetimit (EBU), pas konsultimit me bordin, mori vendimin qe Rusia të mos marrë pjesë.

“Bordi Ekzekutiv i EBU mori vendimin pas një rekomandimi më herët sot nga organi drejtues i Eurovision Song Contest, Grupi Referues, bazuar në rregullat e ngjarjes dhe vlerat e EBU”, thuhet në një deklaratë të Unionit.

Sipas EBU-së, pas krizës së paprecedentë në Ukrainë, përfshirja e Rusisë në organizimin e këtij viti do t’i prishte reputacionin garës.
Italia do të jetë shteti nikoqir i Eurovisionit të sivjetëm, që do të mbahet nga 10 deri më 14 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja amerikane AnnaLynne McCord është përballur me kritika pas reagimit…