Juventusi “blindon” vendin e katërt
26 shkurt 2022
| 20:58
Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2:3 në udhëtim ndaj Empolit, në kuadër të javës së 27-të në Serie A.
Dusan Vlahovic ishte sërish lojtari kyç për “Zonjën e Vjetër”, teksa shënoi dy gola në këtë përballje.
Kean kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 32-të, para se Zurkoëski të barazonte shifrat tetë minuta më pas.
Dusan Vlahovic e riktheu epërsinë e Juventusit në sekondat e fundit të pjesës së parë.
Vlahovic e shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Juventusin në minutën e 66-të të ndeshjes.
Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i dytë i shënuar në minutën e 76-të nga La Mantia.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vendin e katërt, gjashtë më shumë se Atalanta, por e cila ka dy ndeshje më pak të luajtura.