![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/5910304D-7AB8-4B90-8AAA-3C928C9B0533.png)
KPM-ja largon kanalet ruse nga platformat televizive në Kosovë
Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur për largimin e përkohëshëm nga transmetimi të të gjitha kanaleve me origjinë nga Federata Ruse.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të KPM-së në rrjetin social “Facebook”.
“Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të Urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse, me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se qëllimi i këtij vendimi është parandalimi i propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës dhe jo pengimi dhe cenimi i lirisë së fjalës dhe lirisë së medias.
Për më shumë informata, gjeni vendimin e bashkangjitur.