Pas Gjermanisë e Holandës edhe Franca do t’i dërgojë armatim Ukrainës

26 shkurt 2022 | 22:07

Franca do të ndjekë Gjermaninë dhe Holandën në vendimet për t’i dërguar armë Ukrainës.

Siç raportohet në BBC, zyra e presidentit Macron citohet të ketë thënë se Franca do të dërgojë armë dhe karburant.

Gjithashtu shtohet se do të marrë veprime kundër mediave ruse që përhapin dezinformata rreth konfliktit.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel tha në Twitter se vendet anëtare do të lehtësojnë dërgimin e ndihmës ushtarake nga BE në Ukrainë.

Ai nuk dha detaje të tjera, por ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen nesër për të diskutuar një paketë të re ndihme për forcat e armatosura ukrainase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur për largimin e…