Shoqata ‘Jakova’ organizon akademi falënderimi për themeluesit e UP-së

26 shkurt 2022 | 18:42

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë ka organizuar të shtunën akademi falendëruese për themeluesit e Universitetit të Prishtinës.

Në këtë ademi falënderimi, u tha se themelimi i Universitetit të Prishtinës ka qenë njëra prej ngjarjeve historike për kombin shqiptar.

Ruzhdi Sefa, kryetar i kësaj shoqate, ka thënë se kjo akademi i është kushtuar të gjithë atyre që kanë kontribuar në themelimin e Universitetit të Prishtinës.

Ai ka thënë se në këtë akademi folësit kanë paraqitur të arriturat në dekada të Universitetit të Prishtinës.

Njekohësisht është paraqitur edhe një letër falendëruese e nënshkruesit të aktit të marrveshjes së dy universiteteve, atij të Prishtinës dhe Universitetit Shtetërore të Tiranës, të rektorit të atëhershëm, profesorit Osman Kraja, i cili ka përcjell falendërime për ketë akademi.

Miranda Stavileci, vajza e njërit prej themeluesit të UP-së, Esat Stavileci, ka folur për veprimtarinë e babait të saj ndër vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli danez, Christian Eriksen është rikthyer të luajë në një…