Tenistja ukrainase rrëfen tmerrin dhe arratisjen nga Odessa me kamion

27 shkurt 2022 | 23:06

Tenistja ukrainase Dayana Yastremska është larguar nga vendi i saj i lindjes pas pushtimit nga Rusia dhe tani është e sigurt në Francë.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë 21-vjeçarja në një postim në rrjetet sociale të shtunën. Yastremska, e cila ka fituar tre tituj të WTA dhe është renditur si numri i 21-të i botës, tha se u largua nga Odessa me motrën e saj më të vogël me ndihmën e prindërve të tyre.

“E lodhur, por unë dhe motra ime jemi të sigurta!”-shkroi ajo në një “Insta-story”, ku tregohej mbërritja e tyre në Rumani, ndërsa vijonin rrugën për në Francë.

“Faleminderit Francë! Ukrainë qëndro e fortë! Na mungon shtëpia jonë, mami dhe babi”-shkruante më tej ajo.

Ndërsa forcat ukrainase luftojnë për të mbajtur kontrollin e Kievit, Odessa gjithashtu është shenjëstruar në jug me një numër anijesh jashtë qytetit port.

Pavarësisht se bota e Yastremska u shkatërrua në ditët kur trupat ruse hynë në Ukrainë, ajo ende planifikon të luajë me rumunen Ana Bogdan, kur Lyon Open të nisë të hënën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simptomat e kancerit të mushkërive nuk shfaqen në fazat e…