Ukraina paraqet padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

27 shkurt 2022 | 23:30

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Zelensky tha se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin, transmeton lajmi.net.

“Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”, shtoi presidenti ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe boksieri i famshëm ukrainas, Vasily Lomachenko, ka dalë në…