Yarmolenko dhuron 75 mijë funte për Ushtrinë e Ukrainës
28 shkurt 2022
| 15:20
Sulmuesi i njohur ukrainas, Andriy Yarmolenko, raportohet se ka bërë një donacion të madh për Forcat e Armatosura të vendit të tij, pasi Ukraina po përballet me luftë me Rusinë, ku rusët po tentojnë ta pushtojnë Ukrainën.
32-vjeçari është lojtari i tretë i vendit të tij me më së shumti paraqitje në histori te Kombëtarja e Ukrainës. Sipas “Zorya Londonsk”, sulmuesi i West Ham Unitedit ka dhuruar 75 mijë funte për ushtrinë ukrainase. Vlen të theksohet se Yarmolenko është i lindur në Rusi, por prindërit janë ukrainas, të cilët pastaj u rikthyen në vendlindje.
Ish-sulmuesi i Dynamo Kievit dhe Borussia Dortmundit vlerësohet si një nga futbollistët më të mirë ukrainas, teksa është edhe kapiten i Kombëtares së këtij shteti.