Humbasin Lakersat, Suns dhe Golden State

28 shkurt 2022 | 15:46

Phoenix Suns, skuadra më rekordin më të mirë sezonal, është mposhtur me rezultat 118-114 nga Utah Jazz. Gjithsesi, Suns (Booker 30 pikë) ruajnë kreun e renditjes në Perëndim, ndërkohë që për Jazz u dalluan Mitchell me 26 pikë e Clarkson me 22 pikë. Tjetër dështim për Lakersat, që tashmë janë në krizë pas humbjes 123-95 ndaj New Orleans në fushën e tyre.

LeBron James realizoi 32 pikë, por i vetëm e pati të pamundur të fitojë. Për miqtë, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë. Humbje e papritur për Golden State, që u mund me rezultat 107-101 në fushën e saj nga Dallas, që rikuperoi një disavantazh prej 17 pikësh.

Donqiq realizoi 34 pikë e 11 rebound për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e 10 asistime të Curry për Warriors. Pas kohës shtesë fiton Detroiti, që mundi me shifrat 127-126 Charlotte (Bey 28 pikë e Grant 26), ndërsa Philadelphia fitoi me lehtësi 125-109 ndaj New York. Embiid me 37 pikë e Harden me një “triple double” (29 pikë, 10 rebound e 16 asistime), ishin protagonistë të fitores.

Rezultatet

New York – Philadelphia        109-125
Phoenix – Utah Jazz                 114-118
Indiana – Boston                      128-107
Charlotte – Detroit                   126-127
Houston – Clippers                  98-99
Golden State – Dallas              101-107
Portland – Denver                   92-124
Lakers – New Orleans             95-123

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e vizitave në klinikat e Qendrës Klinike Universitare…