Pioli para derbit me Interin: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

28 shkurt 2022 | 16:43

Milani dhe Interi do të përballen mes vete sot (e martë), në kuadër të Kupës së Italisë. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, fillimisht foli për kundërshtarin, duke thënë se nuk ka parashikime për një derbi të tillë.

“Sezoni ka qenë i vështirë për të gjitha skuadrat, alternojnë momentet optimale dhe më pak optimale. Kampionati është shumë i balancuar, Milani dhe Interi janë ndër skuadrat më të forta. Nesër nuk ka parashikime sepse është derbi. Si gjithmonë kush do të mund të fitojë më shumë duele individuale do të ketë më shumë shanse për fitore”, ka thënë Pioli.

56-vjeçari deklaroi se dëshirojnë të fitojnë të gjitha ndeshjet deri në fund të këtij edicioni. “Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Jemi të fokusuar në ndeshjen e nesërme, sepse po kujdesemi shumë”, u shpreh trajneri italian Pioli. Ndeshja në mes të Milanit dhe Interit fillon në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Guiseppe Meazza”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti zviceran, Ignazio Cassis, ka thënë të hënën se sulmi…