Tenistja ruse, Anastasia Pavlyuchenkova, bën thirrje të ndalet lufta

28 shkurt 2022 | 16:55

Tenistja numër një e Rusisë, Anastasia Pavlyuchenkova, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe luftës ndaj popullit ukrainas. Në një shkrim të publikuar në “Instagram”, Pavlyuchenkova ka publikuar një shkrim, në të cilin u bënë thirrje autoriteteve ruse ta ndalojnë luftën.

“Ambiciet personale apo motivet politike nuk mund ta justifikojnë dhunën. Kjo e merr të ardhmen jo vetëm nga ne, por edhe nga fëmijët tanë. Ndaloni dhunën, ndaloni luftën”, ka thënë fituesja e medaljes së artë në “Tokio 2020”.

Të dielën Federata e Tenisit e Ukrainës i kërkoi organit drejtues të sportit, Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) ta përjashtojë menjëherë Rusinë dhe Bjellorusinë nga organizimi dhe ta ndalojë Rusinë nga turnetë ekipore dhe individuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një konferencë të përbashkët…