Asambleja e OKB-së mblidhet për të diskutuar për pushtimin rus në Ukrainë
28 shkurt 2022
| 16:47
Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po mblidhet tani ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon, raporton “CNN”.
Në fjalimin e tij , presidenti i asamblesë së përgjithshme të OKB-së, Abdulla Shahid i Maldiveve, ka përsëritur thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm, i pari që nga viti 1982.
Ai u bëri thirrje palëve që të përdorin mundësinë e “rrallë” të dialogut për të “depërshkallëzuar në mënyrë kuptimplotë dhe të shpejtë” situatën.