![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/shkurt-7.jpg)
Komisioni për Legjislacion miraton në parim dy projektligje
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.
Në këtë mbledhje, pas diskutimeve, janë miratuar në parim Projektligji për pronën publike dhe Projektligji për kompensimin e viktimave të krimit të cilat do të procedohen për miratim në seancë plenare.
Po në këtë mbledhje janë formuar grupet punuese për shqyrtimin e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës; për shqyrtimin e Projektligjit për Tokën Ndërtimore; për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; Ligjit nr. 06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, si dhe Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë.
Më pas anëtarët e këtij komisioni janë pajtuar që në kuadër të planit të punës për vitin 2022, konkretisht në sesionin vjeshtor, ta fusin edhe nismën për hartimin e Projektligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit.