‘Nëse Kievi bie, do të ketë telashe në Evropën lindore dhe në Ballkanin Perëndimor’

28 shkurt 2022 | 17:07

Perëndimi duhet të ndalojë menjëherë presidentin rus Vladimir Putin, sepse nëse Kievi bie, do të ketë pasoja për të gjithë Evropën Lindore, ka thënë kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha për portalin “Euractive”.

“Jam 100 për qind i bindur se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë nëse Kievi bie, objektivi tjetër është Moldavia, Gjeorgjia, do të ketë telashe në Ballkanin Perëndimor, pastaj shtetet baltike janë objektivi i radhës”, ka thënë ai, duke paralajmëruar për “efekt domino”.

Ai u ka bërë thirrje sllovenëve të bashkohen në një tubim në mbështetje të Ukrainës në Lubjanë të mërkurën.

Në një intervistë, duke e krahasuar Putinin me Sllobodan Millosheviq, ai ka thënë se ishte e mundur të pritej “të njëjtat hapa irracionalë kur gjërat nuk shkojnë sipas planit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka biseduar veçmas me presidentin rus,…