Thaçi: Putini nuk do të ndalet derisa Perëndimi të ndërmarrë reagime ushtarake

01 mars 2022 | 08:44

Kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi, në ClickPlus në TV21, ka folur në lidhje me gjendjen në Ukrainë si dhe situatën politike në vend.

Ai tha se Perëndimi po reagon më ashpër se më 2014 ndaj Moskës por, sipas tij, presidenti rus Vlladimir Putin nuk do të ndalet derisa Perëndimi nuk ndërmerr hapa më të ashpër ndaj Moskës.

“Unë bëj pjesë tek njerëzit që mendoj se Putini nuk do të ndalet pa u bërë reagimi i drejtpërdrejtë ushtarak. Ka forma të tjera të reagimit”, tha mes tjerash Thaçi.

Ai shpreson se Perëndimi nuk do të jetë më tolerant ndaj Rusisë dhe ndaj siç tha ai “sateliteve të Rusisë si Serbia”. Thaçi tha se qëndrimi i Serbisë për mossanksionim ndaj Rusisë dhe njohje të integritetit territorial ndaj Ukrainës nuk është qëndrim neutral.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra mijëra njerëz janë larguar nga Ukraina për në Poloni…