Hoxhaj takon ambasadorin e republikës çeke në Kosovë

01 mars 2022 | 10:57

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bilek.

“Pos që diskutuam për progresin e Kosovës që nga pas lufta, folëm edhe për agresionin brutal rus kundër Ukrainës dhe agresionin e Putinit kundër demokracisë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hoxhaj ka falënderuar ambasadorin për përkushtimin e tij dhe të shtetit të tij ndaj rrugës evropiane të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ukrainase rrëzuan pesë avionë ushtarakë rusë gjatë natës, tha…