Pritet të hiqet ora policore, hapja e klubeve të natës dhe lejimi i dasmave

01 mars 2022 | 13:39

Pas shumë kohësh vendosje të orës policore tashmë Ministria e Shëndetësisë është deklaruar pro vendimin për largimin e saj.

Ashtu siç edhe është raportuar gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës pritet që të mblidhet sot ku do të bëhet paraqitja e ndryshimit të masave kundër Covidit dhe më pas të bëhet edhe miratimi i tyre.

Sipas informacioneve të para pritet që në këtë mbledhje të merret vendimi për heqjen e orës policore, hapjen e klubeve të natës si dhe lejimin e zhvillimit të ahengjeve të tjera.

Po ashtu pritet që dasmat dhe klubet e natës do të funksionojnë me kapacitet 50 për qind.

Dje janë raportuar vetëm 55 raste të reja me Covid dhe një vdekje. Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 877 raste aktive me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian më 1 mars…