Kryetari i Suharekës pagën e muajit shkurt e dhuron për Fondin e Sigurisë

01 mars 2022 | 18:56

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se pagën e muajit shkurt do ta dhuron për Fondin e Sigurisë.

“Si ushtarak me profesion, por edhe si ish pjesëtar i UÇK-së, e konsideroj se është momenti i duhur ta ndihmojmë avancimin e ushtrisë sonë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

“I ftoj deputetët, ministrat dhe udhëheqësit e dikastereve të tjera të ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit tonë. Megjithëse qytetarët tanë po përballen edhe me rritje çmimesh, si në energji elektrike e shumë të tjera, le ta bartim më shumë ne udhëheqësit peshën e kësaj situate”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për shkak të nevojave…