Turneu ‘Adem Jashari’ në futsall ndryshon format

02 mars 2022 | 16:32

Turneu “Adem Jashari” në futsall i paraparë të mbahet gjatë tre ditëve (më 2/3/4 mars), ka ndryshuar format dhe do të mbahet vetëm me një ndeshje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që zhvillohet më 3 mars në ora 20:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ndërsa para kësaj ndeshje do të luhet takimi ndërmjet Veteranëve të UÇK-së dhe Përfaqësues së Veteranëve të Kosovës.

Ky ndryshim erdhi si pasojë që Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nuk arriti të vijë për të qenë pjesë e këtij eventi, edhe pse paraprakisht e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dibrane Morina shpall të pavlefshme dëftesën e klasës së -X-,…