Protestuesit në Londër: Putini e ka vendin në burg

03 mars 2022 | 08:26

Në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, sonte janë mbajtur protesta për ta kundërshtuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Turma qytetarësh janë mbledhur në sheshin “Trafalgar”, me flamuj ukrainas e pankarta me slogane të ndryshme.

“Rusia pa Putinin”, shkruhej në njërën prej pankartave, shkruan Gazeta Express.

“Putin e ka vendin në burg”, shkruhej në një pankartë tjetër.

Protesta të ngjashme, janë organizuar në disa qytete të Evropës dhe botës.

Deri tani, Putin nuk ka dhënë sinjale se do të tërhiqet nga përpjekjet për pushtimin e shtetit fqinj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën katër shpërthime kanë ndodhur në orët e para…