Kharkiv mbetet në duart e Ukrainës, njofton Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës
03 mars 2022
| 08:38
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka lëshuar një përditësim të inteligjencës këtë mëngjes pasi fillon java e dytë e agresionit rus.
Ajo thotë se qytetet e Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol “mbeten në duart e Ukrainës”, pavarësisht granatimeve të rënda ruse në ditët e fundit, përcjell Telegrafi.
Ministria e Mbrojtjes shton se megjithëse “disa forca ruse kanë hyrë në qytetin e Khersonit”, “situata ushtarake mbetet e paqartë”.