BQK-ja ka njoftuar se për të transferuar mjetet në këtë fond qytetarët nuk do të kenë asnjë pagesë shtesë. “Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 2 mars 2022, ka miratuar largimin e tarifës (ngarkesës) në llogarinë e veçantë të hapur nga qeveria e Kosovës për Fondin e Sigurisë”,  thuhet në njoftimin e BQK-së.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në të njëjtën kohë është kërkuar edhe nga bankat komerciale në vend të mos aplikojnë tarifë për qytetarët me rastin e transferimit të mjeteve në Fondin e Sigurisë.