![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/8DBB4013-3FC9-4034-9F25-A5EDD2803E10.jpeg)
Hasani me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë: Qëndresa ukrainase mori mbeshtetjen e botës demokratike
Ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani ka takuar ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov. Hasani ka shprehur solidarizimin me popullin liridashës ukrainas.
“Me qëndresën heroike populli i Ukrainës e fitoj mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian e të gjithë botës demokratike me mbështetje politike dhe humanitare”, ka shkruar ndër tjera Hasani.
Takimin me ambasadorin ukrainas, Hasani e ka bërë publik në llogarinë e tij në “Facebook”.
Postimi i plotë i Hasanit:
Sot takova në Tiranë ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri shkelqësin e tij zotin Volodymyr Shkurov,
Lufta dhe qëndresa e popullit dhe e udhëheqjes politike e ushtarke në Ukrainë, ishin qëllimi i takimit dhe temat që biseduam me ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, shkelqësin e tij z.Shkurov, që e njihja e kishim krijuar raporte të mira, që nga koha kur shërbeja në misionin diplomatik.
Vlerësova qendresën dhe atdhedashurin e ukrainasëve në mbrojtje të pavarësisë, lirisë dhe kombit të Ukrainës, kundër agresionit e pushtimit nga Rusia.
Shpreha solidaritetin tim dhe të shtetit të Kosovës dhe ndava dhembjen me humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm si të fëmijëve, grave e pleqëve, nga bombardimet e tmerrshme nga agresioni ushtarak Rus.
Me qëndresën heroike populli i Ukrainës e fitoj mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian e të gjithë botës demokratike me mbështetje politike dhe humanitare.
Paqja e liria fitohet e mbrohet me luftë !
Nderime e respekt qëndresës së popullit të Ukrainës!