Vazhdon aksioni ‘Brezovica 3’. Bastisen 12 lokacione, arrestohen shtatë persona

03 mars 2022 | 10:07

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se deri më tani janë arrestuar shtatë persona, tre prej tyre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit.

Tutje, në njoftim thuhet se, Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbajë të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani ka takuar ambasadorin…