Kuvendi i Kosovës në mbështetje të luftës heroike të popullit të Ukrainës

03 mars 2022 | 10:57

Me iniciativë të deputetëve të AAK, Kuvendi i Kosovës filloi punimet me një gjest simbolik në mbeshtetje ndaj Ukrainës.

“Kosova qëndron përkrah shteteve demokratike, me ShBA, BE-në dhe Ukrainën. Bota demokratike e di se agresorët janë kundër vlerave tona të përbashkëta dhe të njëjtit gjithmonë do të dalin humbës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar i AAK-së.

“Parlamenti i Kosovës në mbështetje të luftës heroike të popullit të Ukrainës. Demokracia, vlerat njerëzore dhe mënyra jonë e jetesës po mbrohen në Ukrainë”, ka shkruar ish-kryeministri Avdullah Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minut heshtje për civilët…