Kina: Më shumë se 3,000 qytetarë kinez janë larguar nga Ukraina
03 mars 2022
| 11:13
Më shumë se 3,000 shtetas kinezë në Ukrainë janë zhvendosur në mënyrë të sigurtë në vendet fqinje, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në një konferencë për media të enjten.
Ndryshe nga shumë vende, Kina nuk u tha afërsisht 6,000 qytetarëve të saj në Ukrainë që të largoheshin para nisjes së sulmit rus në Ukrainë, më 24 shkurt.
Më vonë, shumë qytetarë kinezë u evakuuan në rrugë tokësore.