Kusari-Lila e krahason Vladimir Putinin me Sllobodan Millosheviqin

03 mars 2022 | 11:35

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bilanci i luftës në Ukrainë është i dhimbshëm.

Ajo në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Rusia në Ukrainë nuk ka kursyer as spitalet e kopshtet e fëmijëve.

“Sot kur kemi hyrë në ditën e tetë të agresionit rus ndaj Ukrainës sipas Shërbimit të Emergjencës të këtij vendi, bilanci i luftës tregon për mbi 2 mijë civilë të vrarë, dy mijë refugjatë, goditje dhe shkatërrime të spitaleve, kopshteve të fëmijëve dhe shtëpi rezidenciale. Raketat goditen edhe spitalet për lindje, memorialin përkujtimor të Holokaustit, kullën televizive në Kiev dhe shumë institucione dhe objekte të tjera qeveritare”, ka thënë Kusari-Lila.

Pamjet e luftës nga Ukraina, Kusari-Lila i ka krahasuar me ato të Kosovës në luftën e fundit, ndërsa presidentin rus, Vladimir Putin e ka krahasuar me liderin e ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

“Pamjet e luftës nuk janë diçka e panjohur për ne dhe për shtete e tjera në Ballkan. Skenari i agresionit rus ndaj Ukrainës sot ka të njëjtën dramë sikur skenari i gjenocidit të Millosheviqit në Ballkan. Vladimir Putin sot sikur dikur Sllobodan Millosheviq përdor çdo lloj propagande dhe gënjeshtre për ta arsyetuar agresionin e vet”.

“Pas çlirimit të Kosovës dhe angazhimit të gjithë botës demokratike në shpalljen dhe forcimin e shtetit tonë ishte gati e pamundur që të mendohej se në një periudhë prej ty dekadash ngjarje të rënda dramatike që e mbyllën shekullin e kaluar bashkërisht do t’i përjetojmë”,  ka thënë, duke përmendur edhe numrin e vdekjeve të ushtrave dhe civilëve që pati Kosova në luftë me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i West Ham, Andriy Yarmolenko ka reaguar ashpër për…