Tri pista hedhin kandidaturën për ta zëvendësuar garën e Rusisë

03 mars 2022 | 12:50

Pas vendimit që mori Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) për anulimin e garës së Rusisë në Formula 1, në pistën e Sochi, ka nisur “gara” për të gjetur një pistë për ta zëvendësuar. Në “pole” duket gara e Çmimit të Madh të Portugalisë, në pistën e Portimao, por ka një problem.

Gara e Sochi (24 shtator) ishte planifikuar të zhvillohej një javë para garës së Singaporit, duke parë afërsinë gjeografike. Ndërsa pista portugeze është shumë larg, duke sjellë probleme logjistike në lëvizjen e skuadrave.

Për pasojë, po shihet mundësia që kjo garë të zhvillohet në Stamboll (Turqi) apo Doha (Katar). Këto dy pista janë më pranë Singaporit dhe vitin e kaluar kanë qenë “pista zëvendësuese”, të futura në kalendar nga Formula 1 për shkak të pandemisë dhe anulimit të disa garave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij sot në Kuvend…