Regjistrohet viktima e katërt nga sporti në Ukrainë

03 mars 2022 | 13:02

Federata e Çiklizmit Ukrainas ka njoftuar vdekjen e Alexander Kulyk, trajner i çiklizmit dhe babai i kampionit ukrainas të çiklizmit të vitit 2019, Andriy Kulyk.

“Ai ishte në një operacion ushtarak për të larguar njerëzit nga qyteti i Kievit. Kulyk ishte trajner i federatës prej një kohe të gjatë. Më parë e kishte ushtruar gjithashtu profesionin e trajnerin e Bashkimit Sovjetik dhe ekipeve ruse. Andriy ishte duke u stërvitur, kur babai u vra. Në federate e morëm vesh para djalit vdekjen e babait të tij”, ka thënë Grivko, bashkatdhetari i të ndjerit.

Me të, tashmë janë katër vdekje në botën e sportit nga lufta në Ukrainë. Si pasojë e bombardimeve ruse, kanë humbur jetën dy futbollistë, Vitalii Sapylo dhe Dmytro Martynenko, si dhe një biathlet, Yehven Malyshev.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Shqipëria me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është…