Trajneri i Southamptonit: Lojtarët duhet të kenë impaktin e Brojës

03 mars 2022 | 15:17

Armando Broja vazhdon të tregojë se është një lojtar i madhe, teksa edhe kur hynë në fushën e lojës nga stoli arrin të zgjidhë ndeshje shumë të rëndësishme. E tillë ishte edhe ndeshja mes West Hamit dhe Southamptonit që luhej në FA Cup. 20-vjeçari dhuroi një ndeshje për “kopertinë” në fitoren 3-1, teksa kualifikoi “Shenjtorët” në çerekfinale.

Trajneri Ralph Hasenhuttl e aktivizoi vetëm në minutën e 46 të pjesës së dytë. Broja mori në dorë fatin e ndeshjes, ku menjëherë fitoi një penallti, që shoku i skuadrës Prowse e shndërroi në gol, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes “xhevahiri” shqiptar mendoi të ngre peshë të gjithë të pranishmit, ku mes 5 mbrojtësve Broja “vallëzoi” për të tundur rrjetën e kundërshtarëve për të vulosur edhe fitoren e skuadrës së tij.

Sigurisht, pas sfidës nuk munguan edhe lavdërimet nga ana e trajnerit Hasenhuttl i cili ka theksuar se Broja mori një goditje në fytyrë e cila e nervozoi dhe që e motivoi edhe më shumë.

“Është ajo çfarë duhet të bëjë një lojtar që vjen nga bankina, duhet të ketë pikërisht atë impakt në lojë. Edhe në ndeshjen e kaluar kundër West Ham ka një qenë një rrezik konstant për ata, mesa duket i adhuron ndeshjet kundër tyre. Si po shkon zhvillimi i tij? Pas dy ndeshjeve jo edhe aq të mira, ai u rikthye te performanca e nivelit të lartë. Ka akoma ndeshje përpara, mendoj se Broja mori një goditje në fytyrë që e nervozoi edhe më shumë, por nëse duhet kjo për ta motivuar atëherë le të marrë goditje të tilla në çdo ndeshje”, u shpreh Hasenhuttl.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja me origjinë ruse, Irina Shayk, ndau mbështetjen e saj…