Gjukanoviqi mandaton Dritan Abazoviqin për të formuar qeverinë e re

03 mars 2022 | 15:43

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka propozuar liderin e Lëvizjes Qytetare URA, njëherësh ish-zëvendëskryeministër, Dritan Abazoviq, për mandatar të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

“Përfaqësuesit e Lëvizjes URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi. I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur Qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti të mbajë një seancë dhe të vendosë për programin dhe përbërjen e Qeverisë me propozimin e mandatarit”, thuhet në deklaratën e Gjukanoviqit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vlerë kombëtare” është tema e sesionit…