FSK-ja, ushtri e (pa) rregullt

03 mars 2022 | 17:04

Nga Hisen Berisha

Forca për Sigurinë e Kosovës, është 《ushtri e rregullt》me bazë ligjore të votuar unanimisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u miratua Rezoluta që dënon agresionin rus në Ukrainë,  shpreh solidarizimin e Republikës së Kosovës me popullin dhe shtetin e Ukrainës në secilën shkronjë të përmbajtjes së sajë. Rezoluta u draftua dhe u përkrah unanimisht nga subjektet politike parlamentare.

Spikatë në përmbajtje dënimi i gjykimit të padrejtë i luftës së UÇK.

Përkundër vërejtjes në përmbajtjen paragjykuese në paragrafin ku kërkohet avancimi i FSK në “ushtri të rregullt”.

FSK, me ligjet për Forcën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe shërbimin në forcë, ka krijuar bazën ligjore, me votë unanime të Kuvendit, për detyrat ushtarake në mision. Ndaj, kërkesa për tu bërë “ushtri e rregullt” është lëshim paragjykues i legjitimitetit. Kurse shkurtimi i afateve dhe mbështetja financiare nga shtetet partnere të sigurisë është legjitime dhe imperativ.

Ndaj ky formulim do duhej formuluar si kërkesë për krijimin e kapaciteteve të plota opetative ushtarake të Republikës së Kosovës, kompatibile për integrim në NATO.

Prandaj edhe personalisht, solidarizohem  dhe kamë besim se populli liridashës i Ukrainës, do të ngadhënjej pavarësisht supremacisë ushtarake të Rusisë.

Dëshira e popullit për liri si motiv, është më e rëndësishme se fuqia ushtarake!

Duhet konsideruar faktin se, gjeneralët ukrainas e njohin mirë Ushtrinë ruse dhe artin ushtarak të tyre, ndaj do të dinë t’iu përgjigjen në këto rrethana lufte.

Ne e kemi shembullin tonë në luftën e UÇK. Pavarësisht armëve dhe teknikës vullneti për liri dhe lufta e drejtë dhe e pastër të bënë fitues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
04.03.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…