![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/GettyImages-1376720966-scaled-1.jpg)
Broja vlen më shumë se Lukaku, Chelsea i vendos çmimin
03 mars 2022
| 22:37
Armando Broja po shkëlqen me fanellën e Southampton. Sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar 9 gola në 27 ndeshje deri më tani. Kartoni i tij i përket Chelseat, i cili mund të vendos ta shesë.
Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, Chelsea e vlerëson të paktën 70 milion euro, një vlerë tregu më e lartë se ajo që ka Lukaku, i cili sot vlerësohet rreth 45-50 milion euro.
Për këtë arsye, londinezët mund të fitonin para me Brojën, për të cilin nuk ka rrezik humbje në vlerë monetare si në rastin e Lukakut.
Arsenali është një nga më të interesuarit për Armando Brojën, por tani ata e kanë të qartë që duhet të paguajnë 70 milion euro.