Johnsoni i shqetësuar pas sulmit në centralin bërthamor në Ukrainë

04 mars 2022 | 07:48

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në kompleksin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.

Këtë e ka bërë të ditur zyra për shtyp e kryeministrit britanik, Johnson.

Ai i kërkoi Rusisë që “të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ndaj termocentralit” dhe të lejojë shërbimet e urgjencës të kenë qasje në të.

Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.

Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh.

U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore.

Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, njëherësh edhe kryetare e partisë…