Zelensky publikon sulmin rus në centralin bërthamor

04 mars 2022 | 07:53

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar çastin kur Rusia ka sulmuar centralin bërthamor në Ukrainë.

Në një adresim urgjent nga Kievi, në orët e para të mëngjesit të 4 marsit, Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

“Evropianë, zgjohuni ju lutem! U thoni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë”, tha ai.

Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.

Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh.

U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore.

Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët çekë janë pajtuar për t’iu lejuar qytetarëve të shtetit…