Ne nuk kërkojmë konflikt, por nëse na vjen jemi gati

04 mars 2022 | 10:49

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ka folur para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel këtë mëngjes.

Ai tha: “Thënë thjesht, në vazhdën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, kjo aleancë u bashkua me shpejtësi, unitet dhe vendosmëri, duke nisur menjëherë grupin e punës së reagimit të shpejtë, duke vënë në zbatim planet e graduara për të vazhduar forcimin në sigurinë e NATO-s”.

“Çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po i vjen në ndihmë Ukrainës, çdo aleat në një mënyrë apo tjetër po ndihmon në forcimin e vetë NATO-s”.

Blinken shtoi se NATO nuk kërkon “të mos ketë konflikt”, por “nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”.

Ai tha: “Gjatë natës, ne kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë e tërheqjes së të gjitha trupave nga Rusia dhe angazhimit në mirëbesim në përpjekjet diplomatike”.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe BE-së po mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar situatën për në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar pak minuta më parë se 47…