Zelensky: Vetëm një zonë ndalim-fluturimi mund ta parandalojë Rusinë

04 mars 2022 | 10:51

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një video adresim këtë mëngjes, duke iu përgjigjur situatës në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia gjatë natës.

Stacioni më i madh bërthamor i Evropës u dogj pas “granatimeve armike” dhe mendohet se aktualisht është nën kontrollin rus.

Zelensky tha se mënyra e vetme për të garantuar se Rusia nuk do të bombardojë infrastrukturën bërthamore është krijimi i një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Udhëheqësit perëndimorë hezitojnë ta bëjnë këtë, me Boris Johnson duke paralajmëruar se kjo në mënyrë efektive do të nënkuptonte pranimin për të rrëzuar avionët rusë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Zelensky gjithashtu sot u bëri thirrje rusëve që të vazhdojnë të protestojnë kundër pushtimit, i cili ka hyrë në javën e dytë.

Ai pretendon se Moska synon qëllimisht infrastrukturën dhe zonat e banuara të Ukrainës, me Mariupol, Kherson, Kharkiv dhe Chernihiv nën sulm.

Udhëheqësi ukrainas vazhdoi të pretendonte se 9,200 ushtarakë rusë janë vrarë në konflikt deri më tani.

Ky është shumë më i lartë se numri i cituar nga Rusia, 498.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ka folur para takimit…