Nënkryetari i qytetit ukrainas, NATO-s: Nuk bëhet fjalë për konflikt rajonal, por për luftë kundër demokracisë

04 mars 2022 | 11:00

Nënkryetari i qytetit ukrainas Mariupol, Sergei Orlov, ka njoftuar se ky qytet është nën sulme të vazhdueshme të trupave ruse.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të NATO-s të dërgojnë trupa në Ukrainë, pasi që Rusia nuk do të ndalet derisa vendin e tij ta shndërrojë në shkretëtirë dhe të vrasë shumë civilë.

Sergei Orlov tha për Radio 4 të BBC-së se “nuk ka ndonjë mënyrë sesi të ndalet Putini i cili po vret civilë nga qielli, përveç nëse NATO zgjohet dhe e kupton se nuk bëhet fjalë për konflikt rajonal, por thjesht është një luftë kundër demokracisë, lirisë dhe një prej kombeve më të mëdha në Evropë”.

“Duket se (liderët e NATO-s) nuk po e kuptojnë se Putin nuk do të ndalet. Presim që një ditë liderët e NATO-s do ta kuptojnë se do të jetë plotësisht e nevojshme ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake, për ta përkrahur Ukrainën dhe ta ndalin Putinin”, shtoi Orlov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë natës së brendshme Rusia sulmoi termocentralin bërthamor në Zaporizhzhya,…