![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/çmimi-i-naftës.jpg)
Edhe sot në Kosovë nafta 1.45 euro centë, nga java e ardhshme 1.80
Invazioni ushtarak rus në Ukrainë po ka ndikim negativ çdo ditë e më shumë edhe në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme, sidomos për derivatet e naftës që po shtrenjtohen vazhdimisht.
Çmimet e karburanteve janë ndër faktorët e parë që po ngritën vazhdimisht këto ditë në Kosovë. Prej ditës së djeshme, çmimet e derivateve në vend janë ngritur për 10 centë në litër.
Krahas vendimit të Qeverisë për marzhën e fitimit të naftëtarëve, kryetari Berjani ka kërkuar nga ekzekutivi që ta rishikojë vendimin, pasi sipas tij, është gabim dhe bankroton shumë kompani.
“Sot në orën 11:00 kam takim me ministren e Tregtisë, sa i përket vendimit të Qeverisë, është i gabuar, vendim i cili dëmton dhe i bankroton shumë kompani, ku do të mbesin shumë punëtorë pa punë. Mendoj se ky vendim duhet të rishikohet dhe besoj se do të kenë mirëkuptim, sepse importuesit marzha e fitimit iu ka dhënë 4 përqind, ndërsa shitësve me pakicë 6 përqind. Kjo është shumë gabim”, thotë ai.